×
  • Show Time
  • Show Time

    “Tropojanët janë me shpirt të madh”, Armina: E kam mësuar nga Shkëlzeni dhe fisi i tij

    Reporteri
    09 Tetor 2022 | 23:06

    Armina Mevlani i jep mundësinë ndjekësve të saj në Instagram, të shprehin mendimin e tyre dhe të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

    E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi dhe padyshim që mesazhet kanë qenë të shumta.

    Nisur nga dasma që Armina organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, ka pasur komplimenta të pafundëm. Madje e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë. Ndërsa, Mevlani ia ka kthyer:

    “Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”.

    Këto fjalë ajo i ka shoqëruar edhe me një foto nga dasma, ku kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!