Rap-artistja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është një nga emrat më të kërkuar në treg, ajo është bërë prej vitesh pjesë e showbizit, ndërsa përgjatë kësaj kohe ka korrë suksese të mëdha.
Duke qenë një nga personazhet më me përfitime të mëdha në muzikë, ajo natyrisht se shquhet edhe për jetën luksoze.
Së fundmi, krijuesja e hitit “All night” tregon se ka bërë një investim të ri dhe kësaj radhe fjala është për një makinë, këngëtarja njoftoi fansat se ka blerë një makinë të shtrenjtë të tipit Audi A8L 50TDI 2022.
Me një vështrim të vogël, kjo veturë duket se kap vlerën e mijëra eurove, Melinda edhe këtë vit ka qenë shumë e angazhuar me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare dhe jo vetëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.