Pothuajse gjysma e të anketuarve i vlerësuan pozitivisht njëqind ditët e para të qeverisë së re sllovene, njoftoi sot e përditshmja sllovene Delo, duke iu referuar rezultateve të një ankete të kryer në shtator nga agjencia Mediana, raporton gazeta online Reporteri.net.
Sipas këtij sondazhi mbështetja për pushtetin ekzekutiv midis votuesve vazhdon të rritet. 46,6 për qind e të anketuarve e vlerësuan punën e qeverisë si pozitive ose shumë pozitive, që është 3,5 pikë përqindje më shumë se një muaj më parë, raportoi agjencia sllovene e lajmeve STA.
25.3 për qind e të anketuarve e vlerësojnë punën e qeverisë si negative ose shumë negative, që është 3.1 pikë përqindje më pak se në anketën e mëparshme. 37.2 për qind e të anketuarve e vlerësuan punën e Kuvendit si pozitive ose shumë pozitive, ndërsa 23.9 për qind e të anketuarve e vlerësuan atë negative ose shumë negative.
Vlerësimi mesatar i punës së qeverisë është 3.22 dhe kryeministri Robert Golob është në krye të renditjes së popullaritetit për herë të dytë radhazi. Ministri i Shëndetësisë Danijel Beshiç Loredan është në vendin e dytë, ndërsa Presidenti Borut Pahaor në vendin e tretë./Reporteri.net/