Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk, Huseyin Usta, janë bërë prindër për herë të parë në janar të vitit 2022. Ata u bekuan me dy binjakë, të cilët i kanë bekuar me emrat Ivy Blue dhe Icon. Çifti nuk ngurojnë të postojnë foto dhe video të vogëlushëve në rrjetet sociale.
Së fundmi, ka qenë Usta që ka shpërndarë një portret familjar dhe ia ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera bashkëshortes së tij.
“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, ata e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”, ka shkruar ai krahas fotos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.