Artisti i njohur, Bardhi që me projktet e tij që solli gjatë verës u bë njëri ndër artistët më të dashur.
Krahas famës dhe suksesit, së fundmi në TikTok ka qarkulluar një video në të cilën është komentuar veshja e tij.
Në këtë video Bardhi shihet në dy raste të ndryshme me të njëjtën veshje. Pas publikimit të kësaj video ka reguar Bardhi përmes një postimi në Instagram duke thënë se me parat që fiton nga muzika nuk i shfrytëzon për të blerë rroba të shtrenjta, por ndihmon prindërit e tij.
“Paratë që i fitoj normal që nuk i kam nda me ble 10.000 euro rroba, po jau kam nda nënës dhe babit për me bë ndonjë shtëpi etj, veç desha me t’u përgjigj se nuk ke fituar asgjë me këtë video që je munduar të më ofendosh se ti të paktën as fytyrën, as veshjen se ke tregu po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka gjithë të mirat e Zotit që mi ka dhuruar për me i ndihm ata, edhe një gjë mos e harro multi-milioner me qenë nuk do ta jetojë jetën e milionerit kur e di që vendi ynë është shumë i varfër dhe zgjohem e flejë me një rreth të tillë”, ka shkruar ndër tjera Bardhi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.