Fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Këshillit të Evropës është përshëndetur edhe nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ylli i hitit “Levitating” në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit shqiptar.

“Më lini të lirë, liberalizimi i vizave”, ka qenë #hashtagu i Dua Lipës në postimin e bërë.

Reklamë

Kujtojmë se në edicionin e fundit të festivalit “Sunny Hill” që e organizon i ati i Duas, Dukagjin Lipa, ishte përzgjedhur një kampanjë kushtuar liberalizimit të vizave për Kosovën që u emërua si “Set me free”, apo në shqip “Më lini të lirë”./Reporteri.net/