Ndonëse mbrëmë aktori Vedat Bajrami paralajmëroi se grupi i humoristëve “Stupcat” do t’i rikthehet ekranit me skeçe të reja, kjo nuk qëndron sipas Osman Azemit.

“Teta Gjyli” ka thënë se “Stupcat” nuk do të kthehen. Azemi sqaron se ata do të qëndrojnë vetëm në kuadër të arkivës.

“Stupcat Mbesin në Arkiv! Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare”, ka shkruar Osman Azemi në facebook.

Reklamë

Ndryshe, grupi i humoristëve “Stupcat”, ka mbajtur primatin e skenës për tash e dy dekada në Kosovë.

Pas kësaj periudhe, tre aktorët kanë vazhduar karrierën e tyre.

Stupcat paralajmërojnë rikthimin me projekte të reja