Dje, këngëtari Blerim Muharremi konfirmoi ndarjen nga Afrona.

Këtë konfirmim ai e bëri me anë të një postimi të gjatë në Instagram.

“Të kthehemi edhe një herë tek fillimi i letrës, meqë do jetë adresimi im i fundit lidhur me këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë dy vjeçare në Maj të këtij viti”, shkroi ai ndër tjerash.

Reklamë

Ndërkohë, Afrona mbrëmë ka publikuar një fotografi të saj, duke mos komentuar aspak deklaratën e Bleros.

Rikujtojmë se çifti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2019.