Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj i kanë surprizuar të gjithë. Dyshja kanë bashkuar forcat dhe do sjellin së bashku një këngë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina, e cila ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet me Albanin dhe ka zbuluar se kënga titullohet “Copa copa”.
“Qe sa vite që flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm!
A jeni gati???”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke marrë shumë komente. Fansat janë shprehur shumë entuziastë dhe kanë thënë se mezi po e presin ta dëgjojnë hitin e ri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.