×
  • Show Time
  • Show Time

    Era Istrefi dhe Don Xhoni trazojnë rrjetin me videon nga koncerti i fundit

    Reporteri
    16 Tetor 2022 | 15:48

    “Hala” titullohet bashkëpunimi mes Don Xhonit dhe Era Istrefi, i publikuar dy javë më parë.

    Para se të publikonin këtë duet, ata u komentuan në media lidhur me disa foto ku shiheshin duke u përqafuar në një rrugë.

    Së fundmi Era Istrefi dhe Don Xhoni janë rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

    Ata ishin së bashku në një koncert dhe teksa po performonin këngën e tyre në skenë, në një moment Don Xhoni i afrohet këngëtares në dukje për t’i dhënë një puthje në faqe.

    Kjo video u bë virale për faktin se dyshja u shfaqë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!