Zv/ministri rus i jashtëm, Aleksandar Grushko, tha se Rusia do të ishte tejet e zhgënjyer me Serbinë nëse kjo e fundit ndërmerr veprime sankionuese, raportoi e përditshmja serbe “Danas”, përcjell Reporteri.net.
Cilado qeveri serbe, u shpreh i bindur ai, që sheh para “interesave kombëtare” nuk do t’i vendostte sanksione Rusisë.
Këtë përgjigje Grushko e dha kur u pyet një gazetar se në Beograd po krijohet narracioni për vendosje të sanksione, dhe se Rusia “do të duhej ta kuptonte nëse Beograd s’mund të veprojë ndryshe”.
“Të gjithë e dinë gjendjen e rëndë të sektorit të energjisë, dhe madje edhe në sferën e sigurisë ushqimore. Kjo është pikërisht rezultati i sanksioneve që e kanë keqësuar situatën edhe ashtu kritike si rezultat të pandemisë”.
“Prandaj, t’u bashkohesh sanksioneve, e them teorikisht, është të vendosësh sanksione ndaj vetes. Ne nisemi nga fakti se cilado qeveri që udhëhiqet nga interesa kombëtare nuk i dorëzohet këtyre presioneve për të kryer këso vetëvrasjesh”, u shpreh zv/ministri rus, Aleksandar Grushko, transmeton Reporteri.net.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se qëndrimi i Serbisë ndaj sanksioneve ruse nuk ndryshon, por se ka paralajmëruar se nëse dëmi bëhet aq i madh ndaj Serbisë, edhe mund të ndryshojë qëndrim.
Bashkimi Evropian e ka kushtëzuar vazhdimësinë e negociatave të Serbisë për anëtarësim në vendosje të sanksioneve të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe me bashkërendim, ndonëse gradual, të politikave të jashtme dhe të sigurisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.