×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas humbjes së 600 mijë euro dy ditë më parë, Drake fiton mbi 12 milionë dollarë në kazino

    Reporteri
    18 Tetor 2022 | 17:06

    Reperi Drake fitoi mbi 12 milionë dollarë në një rrotullim të vetëm me ruletë ndërsa kishte veshur një bluzë të Arsenalit, shkruan The Sun, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ky fitim i tij, vjen vetëm pak ditë pas humbjes prej 600 mijë eurove që vuri si bast në lojën Real Madrid – Barcelona, ndërsa këtë fitore ai e festoi me miqt e tij.

    Tifozët e Arsenalit në rrjete sociale e cilësuan pamjen e tij të veshur me fanellën e tyre, si një shenjë mallkimi për ekipin e tyre.

    Ylli i hitit “Hotline Bling” është një adhurues i madh i sporteve dhe shpesh shihet nën shoqërinë e atletëve më të mirë në botë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!