Aktorja e njohur, Arjola Demiri, vazhdon të jetë e komentuar për çdo postim që bën.

Kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP, që i dha një famë të madhe pasi rrëfeu gjëra të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

E së fundmi 38-vjeçarja ka sjell disa momente nga e kaluara, ku shfaqet bashkë me fëmijët.

Reklamë

Në setin fotografik të yllit nga Tropoja vërehet dukshëm transformimi që ka bërë ndër vite.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, vetëm jemi rritur”, ka shkruar ajo.

E njëjta ka tre fëmijë me ish-bashkëshortin, për të cilin ka zbuluar në BBV se si erdhi deri te ndarja e tyre.

Reklamë