Afrim Muçiqi në emisionin “Kendiv” të T7, ka folur për jetën e tij private dhe profesionale.
Për çështjet profesionale ai është shprehur shumë i ashpër me kolegët e tij që nëpër intervista përmendin shuma të majme parash, që sipas tyre i marrin nëpër dasma.
Muçiqi ka deklaruar se ato shifra janë një “rren e kullume”.
“Del dikush që thonë populli një budall e gjuan një guri 100 të menqur s’mund ta nxerrin. Edhe dalin flasin shifra të pakontrolluara që publikisht e kam thënë nuk janë të vërteta. Po shiten për klikime, njerëzit ndoshta edhe po përfitojnë. Populli pastaj thotë u mytën tu marrë pare, po çfarë pare. Secili kur të bjën në shtrat me flejt e din ku e ka vendin. Nuk është e moralshme me dal me gënju i marr 15 mijë euro. Kjo është rren e kullume. Njerëzit kanë me të thirr kur ki vlera jo që del e thu që paguhem ma shumë”, është shprehur Muçiqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.