Fjolla Morina e ka hedhur pas historinë e bujshme me Fisnik Sylën.
Këngëtarja ka zbuluar se ka gjetur sërish dashurinë pas një periudhë të konsiderueshme beqare. Këtë e ka bërë me dije përmes disa fotove që ka ndarë në Instagram, ku shihet një buqetë gjigante me lule dhe një dhuratë.
“Të dua ty sot, nesër, javën tjetër, muajin tjetër, vitin tjetër dhe për të gjithë jetën time”, shkruhet në letër shoqëruar me lulet. Në njërën prej fotografive, vihet re dhe personi që me shumë gjasa është partneri i ri i saj. Krahas postimit ajo shprehet se është ndjerë e lumtur si kurrë më parë.
Kujtojmë që gjërat mes Fjollës dhe Fisnikut nuk kanë përfunduar mirë pasi nuk kanë munguar postimet thumbuese ndaj njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale. Ndërsa këngëtarja e konsideroi martesën si gabimin më të madh në jetë, nga ana tjetër, Fisniku e akuzoi se e ka përdorur vetëm për interes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.