×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja gjermane takon Vuçiç’in, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 10:38
    Ministrja gjermane për çështje evropiane, Anna Lirman dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ishte temë diskutimi në mes të ministres gjermane për çështje evropiane, Anna Lirman dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi ky i fundit në një postim në rrjetin e tij në Instagram, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Bisedë të hapur dhe konstruktive me ministren Lerman rreth situatës në Kosovë, vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe krizën e energjisë dhe klimës. Serbia do të vazhdojë të promovojë politika të paqes dhe dialogut, si mënyrat e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, ka shkruar Vuçiç.

    Vetëm disa javë më parë, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, deklaroi se nuk ka të ngjarë të ndodh anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Si qeveri gjermane ne kemi qëndrim shumë të qartë për njohjen [e Kosovës]”, ka thënë Baerbock.

    Edhe kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në rajon, përkatësisht në Prishtinë dhe Beograd, ka deklaruar se “është e paimagjinueshme” që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE.

    Deklarata e Scholz në Beograd se s’ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, u bë brum për debat të ashpër në Beograd, shkruan Reporteri.net

    Kujtojmë se Scholz në maj të këtij viti aranzhoi takim joformal në Berlin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

    Përveç kësaj, ai ka angazhuar edhe top këshilltarin e tij për politikë të jashtme, Jens Plettner, në dialogun Kosovë-Serbi.

    Ky i fundit së bashku me top këshilltarin francez për politikë të jashtme, Emmanuele Beaune, kanë dalë me një propozim “franko-gjerman”, propozim ky i cili përfolet se do të krijojë kornizë të re të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!