×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku operon me frazën “qe 20 vjet”, numëron fenomene të këqija të qeverisjeve të mëhershme

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 11:25
    Ministri kosovar i kulturës, Hajrulla Çeku

    Për një arsye të thjeshtë”, tha ministri kosovar i kulturës Hajrulla Çeku, politikanët që kanë qeverisur paraprakisht me vendin “nuk duan as t’ua përmendim e as të merremi me 20 vitet e fundit”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë. Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, reketi ndaj biznesit, diplomat pa meritë…”, shkroi ai në Facebook.

    Për këto “arsye” që Çeku i marrë si fakte të kryera, ai thotë se “nuk do t’ua plotësojmë këtë dëshirë”, që, gjithnjë sipas tij, është arsyeja se pse politikanët nuk duan që kjo qeverisje të mos merret me ngjarjet 20 vjeçare në vend.

    Shkrimi i Çekut vjen si një suplement i fjalimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se epokës së pandëshkueshmërisë në Kosovë “po i vjen fundi”.

    Lëvizja Vetëvendosje rëndom operon dhe ka kultivuar diskursin “qe 20 vjet” e cila supozohet t’u referohet “shkatërrimit dhe hajnisë në vend” nga politikanët që kanë qeverisur paraprakisht në Kosovë.

    Fraza “qe 20 vjet”, përveç se është ambige dhe relative në konotacionet që bartë, është kritikuar edhe si e gënjeshtërt, ngase Kosova është çliruar më 1999, dhe ka dalë nga rrënojat e luftës, si dhe është shtet që nga viti 2008, dhe që atëherë, ka fituar njohjen ndërkombëtare të afërisht 117 shteteve. Ndërsa roli i Lëvizjes Vetëvendosjes në këtë periudhë ndërtimi, në të cilën Kosova e ka konkretizuar veten si shtet, ka qenë kryesisht mohues dhe refuzues.

    Mes tjerash kjo frazë, nga kritikën e LVV-së, është marrë për popullizëm./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!