Këngëtari me origjinë shqiptare The Victor ka paralajmëruar versionin shqip të këngës së njohur Mood.
Ky paralajmërim është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe në të njëjtën kohë ka nxitur kureshtje të madhe për një version të tillë të këngës së njohur, e cila pati jehonë të madhe në tregun ndërkombëtar.
The Victor do ta titullojë këtë këngë “Me Mu”. Deri më tani në muzikën e tij ka pasur prirje të përziejë rryma të ndryshme muzikore, veçanërisht atë të viteve 80-ta.
Por, vetëm pak orë më vonë, artistja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e saj të re me titullin “Tash”, këngë në të cilën vihen re ngjashmëri në energji dhe në tekst me atë të këngës së The Victor.
Ajo që ka ngritur zëra dhe pluhur duke lënë prapa vetës shumë pikëpyetje është, se a është e gjitha kjo rastësi, apo është bërë në mënyrë të qëllimshme, mos po presim një bashkëpunim të ri?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.