×
  • Show Time
  • Show Time

    Kopjoi këngën e Loredanës dhe Noizyt, ja se çfarë ndodhi me këngën e artistit serb

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 22:48

    Para disa ditësh në media u raportua se rep artisti dhe youtuberi serb, Baka Prase ka kopjuar këngën e artistëve Loredana dhe Noizy.

    Pak ditë pas raportimeve kënga është fshirë nga kanali i “Youtubes”.

    E arsyeja e fshirjes së projektit muzikor është shkelja e të drejtave të autorit.

    Rikujtojmë se kënga “Heart Attack” për një periudhë të shkurtër mori vëmendjen e publikut e mediave duke marrë miliona klikime në platformat digjitale.

    Largimin e këngës së artistit serb nga Youtube e ka konfirmuar edhe reperi nga Shqipëria, Noizy, përmes një ‘story’ në Instagram. Megjithëse, kënga e artistit serb mund të gjendet në kanale të tjera të Youtubes, pasi që është shpërndarë shumë.

    Këngëtari serb kopjon këngën e Loredanës dhe Noizyt

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!