E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte Jonida Vokshi, e cila foli mbi përgatitjet në pritje të ‘Big Brother Vip Kosovo’.
Shumë emra janë lakuar për prezencën e tyre në format, por mbi të gjitha është diskutuar mbi një rivalitet mes formatit në Kosovë dhe atij në Shqipëri. Ndonëse Jonida e pranoi se në tregun televiziv formatet janë në konkurrencë, shprehu se ishte ndjerë e mbështetur nga koleget në Kosovë.
Ishte një urim publik i Arbana Osmanit që i dedikohej Vokshit që la shumë impakt në publik e për të cilin kjo e fundit u shpreh e lumturuar: “Jo vetëm për urimin e Arbanës, por për urimin e çdo kolegeje time, mund ta kishin bërë në privat. Sigurisht nuk do të mërzitesha nëse s’do më uronte, por sigurisht që mu bë qejfi që e bëri.”
Jonida shtoi se u surpriza nga urimi dhe ajo që e kënaq më tepër është prezenca e dy programeve televizive që do argëtojnë shqiptarët e do u japin atyre variacion, ose siç e shprehu edhe vetë “do kenë çfarë shohin”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.