Një delegacion ekonomik i qeverisë amerikane u prit në Beograd nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç këtë të hëne, takim të cilin ky i fundit e quajti indikator të progresit ekonomik të Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Vuçiç një vizitë të tillë e quajti “të parën në 20 vitet e fundit” të cilën ia atribuoi Serbisë si vend “progresiv me ekonomi stabile dhe partner i dëshirueshëm biznesor”.

Presidenti serb tha se në këtë takim ka marrë interesimin e disa prej “kompanive më të mëdha dhe më të famshme” për partneritet biznesor me Serbinë, raporton gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

“Serbia e ka marrë vesh me kohë që teknologjitë e reja janë mundësi, dhe prandaj edhe në dekadat e fundit ne në mënyrë të përshpejtuar kemi investuar në infrastrukturë, reforma dhe në ndërtimin e një ambienti të volitshëm biznesor”, thuhet në një komunikatë të presidencës serbe.

Vuçiç tha se kompanitë amerikane punësojnë rreth 30 mijë njerëz në Serbi, dhe se vetëm në tetë muajt e fundit shkëmbimi i tërësishëm i mallrave ka arritur 854 milionë dollarë amerikanë, e cila krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, sipas tij, shënon rritje prej 45%.

“ShBA i përket vendeve më partnere të Serbisë, pasi që vit pas viti ne regjistroijmë rriutje të fuqishme në këtë fushë”.

Delegacionit ameirkan i cili përfshiu përfaqësues të mbi 25 kompani amerikane, në takim iu bashkëngjit edhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill/Reporteri.net/