Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi miratuan pak pas mesnate ndryshimet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, të propozuar nga Fronti Demokratik (DF), raporton gazeta online Reporteri.net.

41 deputetë votuan pro, një kundër, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) nuk ishin në sallën plenare gjatë votimit.

Diskutimi zgjati më shumë se gjashtë orë.

Reklamë

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Malit të Zi, ndërsa po vazhdonte diskutimi për propozimin për ndryshimin e Ligjit për Presidentin, i cili ishte dorëzuar nga Fronti Demokratik.

Në ftesën për tubim, e cila është publikuar më herët në rrjetet sociale, qytetarët e Podgoricës janë ftuar të dalin për të “parandaluar shembjen e shtetit”./Reporteri.net/