Ndryshe nga më parë, tani pë tani, s’shoh të ketë ndonjë zgjidhje në horizon, u shpreh ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare në administratën e Donald Trump, John Bolton, duke folur për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, raporton gazeta online Reporteri.net.
Mundësinë e arritjes së një marrëveshje, Bolton e quajti të mundshme para 3-4 vite, në kohën kur, siç tha ai, ka pasur njerëz të cilin donin të arrihej një marrëveshje.
“Në kohën kur isha këshilltar për siguri kombëtare në administratën e Presidentit Trump, isha i përfshirë në adresimin e kësaj çështje. Ka pasur njerëz që kanë provuar të bëjnë çfarë kanë mundur që të arrihet një marrëveshja”, ka thënë ai për “Politika”.
“Nëse Serbia dhe Kosova mund të pajtohen, pavarësisht të gjitha vështirësive të brendshme, dhe të justifikonin një marrëveshje të tillë, mendoj se në këtë rast faktorët e jashtëm nuk duhe të interferojnë dhe të thonë se një zgjidhje e tillë s’është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër”.
“Stabiliteti nuk mund të arrihet në qoftë se të dyja palët nuk janë gati për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila nuk është shfrytëzuar më parë”, tha mes tjerash Bolton.
Përveç kësaj, ish-këshilltari i Trump tha se as Kosova dhe as Serbiia “nuk duhet të pajtohen për gjëra që s’i duan”, përcjell Reporteri.net.
“Mënyra se si duhet qasur ndaj kësaj, veçanërisht në lidhje me kufijtë, është se asnjëra palë nuk duhet të pranojë atë çfarë s’e dëshiron, vetëm në rast se mund të konfirmojnë se këto në fakt janë de facto kufij dhe se janë gati t’i pranojnë. Mundësia për të arritur një marrëveshje mund të ketë ekzistuar para tri ose katër viteve. Tani një opsion i tillë është i pamundshëm”./Reporteri.net/