Investimet amerikane në Serbi do të varen gjithashtu edhe nga harmonizimi i politikës së jashtme serbe me atë evropiane, ka thënë John Ginkel, i ngarkuari me punë në Ambasadën e ShBA-së në Beograd, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Secila kompani private vendimet e saj i merr në një numër të madh faktorësh dhe duan ambient të sigurt dhe sstabil për të operuar dhe ku mund të vlerësojnë se paratë e investuara do të krijojnë vlerë të reja”, tha Ginkel.

Vendimet biznesore të kompanive amerikane, potencoi ai, ndikohen nga harmonzimi i politikës së jashtme serbe me polikat e Bashkimit Evropian në lidhje me Ukrainën.

Reklamë

Kështu u përgjigj Ginkel në një konferencë në Beograd të dedikuar për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike rajonale me ShBA-në në Odën Ekonomike Serbe, kur u pyet nga gazetarët se a do të ndikohen investimet amerikane nga qëndrimi serb kundrejt Rusisë.

Ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, priti në takim përfaqësues të më shumë se 25 kompanive private amerikane./Reporteri.net/

Vuçiç pas takimit me delegacionin amerikan: ShBA është një nga partnerët më të rëndësishëm të Serbisë