Me të marrë pozitën e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, priti në takim ambasadoren kineze në Beograd, Chen Bo, të cilën e falënderoi për qëndrimin kinez ndaj Kosovës si dhe shpresën që një qëndrim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton gazeta online Repporteri.net.

“Daçiç gjithashtu ritheksoi mirënjohjen e tij ndaj mbështetjes së Kinës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, veçanërisht në Kombe të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe shprehu pritshmërinë që kjo mbështetje e rëndësisë jetike për Serbinë do të vazhdojë në të njëjtën frymë”, thuhet në një komunikatë të ministrisë së jashtme serbe.

Kina, bashkërisht me Rusinë, janë dy prej Anëtareve të Përhershme të Këshillit të Sigurimit të cilat kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, dhe kryesisht veto-ja e tyre ndaj Kosovës është e mirëpritur në Beograd.

Reklamë

Kina është gjithashtu njëra nga investitorët më të mëdha në Serbië, borxhi ndaj të cilës përllogaritet të jetë diku 10 miliardë dollarë./Reporteri.net/.