Kosova mund të shtyjë para anëtarësimin e saj vetëm në organizata ndërkombëtare ku dominon Perëndimi, siç është Këshilli i Evropës, ka thënë ish-kryediplomati serb, Zoran Millivojeviç për median serbe “Kurir”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Kjo ngase në KiE, Kosova ka votën e dy të tretave të anëtarëve të kësaj organizate.

Ndryshe e sheh prospektin për anëtarësim të Kosovës në organizata ndërkombëtare si OSBE-ja, UNESCO dhe Interpol-i.

Reklamë

Në lidhje me anëtarësimin në Kombe të Bashkuara, Millivojeviç pretendon se Kosova nuk mund të merrë as statusin e anëtarit vëzhgues siç e ka Palestina.

“Numri i vendeve që nuk votojnë për Kosovën në organizata tjera ndërkombëtare është rritur, prandaj ka edhe më pak shans të kalojnë përmes UNESCO-s, Interpollit dhe OSBE-së”.

Një situatë të tillë ai e sheh të favorshme për Serbinë./Reporteri.net/