Shumica parlamentare prej 41 deputetësh, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus (DF), Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA, miratuan amendamentet në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, me të cilin synojnë të kufizojnë kompetencat kushtetuese të Milo Gjukanoviçit.

Sipas ndryshimeve të Ligjit, kufizimet i referohen procedurës së zgjedhjes së përfaqësuesit për përbërjen e Qeverisë, e cila kalon në shumicën parlamentare, dhe emërimit dhe tërheqjes së ambasadorëve, që praktikisht transferohet nga Presidenti Millo Gjukanoviç te Qeveria.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, Presidenti i Shtetit ka autoritetin ekskluziv për të emëruar përfaqësuesin për përbërjen e Qeverisë së re.

Reklamë

Me ndryshimet në Ligjin për Presidentin, shumica parlamentare dëshiron ta kalojë atë proces në Kuvend, në mënyrë që DF, Demokratët dhe URA të tentojnë edhe një herë të propozojnë deputetin dhe ish-diplomatin Miodrag Lekiç për mandatar në përbërjen e qeverisë së re.

DPS: Grusht shteti kushtetues

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit dhe partitë opozitare të afërta me të akuzuan shumicën parlamentare për kryerjen e një grushtshteti kushtetues, dhunë ligjore dhe rrëzimin e rendit kushtetues të Malit të Zi.

“Unë e kuptoj plotësisht nevojën politike të Frontit Demokratik për të shembur sistemin e Malit të Zi, për të vepruar në kundërshtim me Kushtetutën, për të bërë gjithçka që bie në kundërshtim me parimet demokratike dhe për të kryer një grusht shteti kushtetues”.

“Ky nuk është më një parlament, ne nuk kemi një Kushtetutë, kemi anarki dhe gjithçka lejohet për anarki”, tha shefja e grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviç.

Reklamë

Duke insistuar në miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin, deputeti i DF-së, Predrag Bullatoviç tha se duan të ndalojnë pasojat e dëmshme pas refuzimit të Gjukanoviçit për t’ia dhënë mandatin Lekiçit.

“Miodrag Lekç ka mbështetjen e 41 deputetëve për të formuar qeverinë e re. Pasojat e dëmshme për sistemin kushtetues dhe ligjor ndodhën kur Gjukanoviç nuk i dha mandatin Lekiçit për të formuar qeverinë. Ne kemi shumicën për të ndaluar dhunën e Milo Gjukanoviçit”, tha Bulatoviq.

Lideri i Frontit Demokratik Andrija Mandiç tha se ndryshimi i Ligjit për Presidentin është mekanizëm për formimin e qeverisë së re dhe shtoi se të gjitha mosmarrëveshjet me partitë e shumicës parlamentare janë zgjidhur dhe se janë të gatshme të punojnë së bashku në qeverinë e re.

“Me këtë ligj, ne i japim Gjukanoviçit mundësinë që të bëjë konsultime edhe një herë dhe t’i japim mandatin për të formuar një qeveri të re. Ky ligj do ta detyrojë atë të bëjë atë që duhet ta bënte tashmë,” tha Mandiç.

Reklamë

Deputeti i DPS-së, Dragutin Papoviç, tha se ndryshimet në ligj e shkatërrojnë Kushtetutën dhe i heqin kompetencat kushtetuese Presidentit të Malit të Zi dhe se është e mundur të shfuqizohen dispozitat e tjera kushtetuese:

“Pas kësaj, çdo gjë është e mundur, çdo dhunë. Pas kësaj, kushdo që ka deputetin e 41-të në parlament mund t’jua marrë të drejtat dhe liritë personale, pronën, mund t’ju kërcënojë të drejtat tuaja”, tha Papoviq.

Deputeti i Partisë Demokratike, Miodrag Lekiç, kandidat për mandatin e ri, vlerësoi se ligji është përgjigje ndaj shkeljes dhe uzurpimit të kushtetutës nga presidenti.

“Dua të besoj se ligji është bërë drejt për të realizuar demokracinë”, tha Lekiç./Reporteir.net/

Reklamë