Irlanda nuk e ka ngritur në agjendë të ditës çështjen e aplikacionit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, deklaroi shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç në një prononcim për të përditshmen “Danas”, raporton gazeta online Reporteri.net.

Në rast se ndonjë shtet tjetër nuk e ngrit çështjen e anëtarësimit e Kosovës, dhe që sipas Daçiç “nuk ka të ngjarë të nodh”, kjo çështje nuk do të jetë në Komisionin e Ministrave të enjten.

Më herët gjatë ditës media e afërt me pushtetin serb “Novosti.rs” raportoi se në mbledhjen e Zyres së Këshillit të Evropës nuk është futur në agjendë aplikacioni i Kosovës për në KiE.

Reklamë

Në maj të këtij viti, kryediplomatja kosovare ka dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës gjersa në atë kjo çështje nuk ishte në agjendë.

Kosova, në rast se futet në agjendë, posedon dy të tretat e votave për t’u anëtarësuar në këtë organizatë e cila është paradhomë e Bashkimit Evropian.

Serbia, si kundëpërgjige ndaj aplikimit të Kosovës, ka njoftuar se ka nisur fushatën ndërkombëtare të çnjohjeve, përçka pretendon se ka arritur edhe 9 çnjohje të reja por pa treguar se cilat janë këto shtete./Reporteri.net/