Sot në Kuvend janë mbledhur anëtarët e Komisionit Parlamentar, por deputetja e PDK’së, Ariana Musliu Shoshi, nuk shkoi e vetme.

Në mbledhjen e sotme, ajo ka marrë me vete edhe foshnjën e saj.

Në fotografi shihet se si Musliu-Shoshi e mbante në krah foshnjën, e cila ka lindur para një muaji.

Reklamë

Kjo është hera e parë që një deputete e Kuvendit shihet bashkë me foshnje të posalindur në punë. /Reporteri.net/.