×
  • Show Time
  • Show Time

    U përfolën për ndarje, çifti i njohur i rrjeteve sociale u jep fund thashethemeve

    Reporteri
    05 Nëntor 2022 | 22:02

    Para disa javësh u përfol për një ndarje të çiftit të njohur të rrjete sociale Armonda dhe Flamur.

    Këto dyshime i ngritën vetë ata pasi dolën me një njoftim në “Instagram” ku thuhej se do pauzojnë për arsye personale.

    E më pas blogger-ja ‘pastroi’ profilin nga fotot e përbashkëta duke lënë vetëm veten.

    Mirëpo sot dyshja publikuan një fotografi krah njëri tjetrit në “Instagram”, kështu duke u dhënë fund thashethemeve për një ndarje mes tyre.

    “Edhe më e fortë se kurrë më parë”, shkruan çifti sipër fotos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!