Spektkali gjigant televiziv Big Brother VIP Kosova që pritet të fillojë së shpejti, ka nisur që t’i zbulojë banorët pjesëmarrës.
Por, zbulimi vijon të jetë në mënyrë enigmatike, kësisoj audienca e gjerë e shtëpisë më të famshme në Kosovë do të mund t’i dallojë banorët në bazë të thënieve të tyra prezantuese.
Thënia e banorit apo banores së parë sapo është publikuar në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Kosova.
“Çka po më frikëson brenda shtëpisë së BB VIP Kosova është se zgjohem ‘jerëm’ dhe zgjohem shumë herët”.
Qëllojeni se kush mund ta ketë thënë, duke komentuar mbi fotografinë e publikuar në Instagram.
Big Brother VIP Kosova vjen së shpejti në kanalet e Klan Kosova dhe Art Motion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.