“Më ndikon”, titullohet kënga e fundit e Beatrix Ramosaj.

E sot ajo ka bërë një postim tejet interesant.

Ajo ka ngritur dyshime për cenzurë nga ana e kanalit MyMusic, pjesë e platformës DigitAlb, ku aksionerë kryesorë mbesin familja Hoxha, producente të Big Brother VIP Albania.

Reklamë

Kjo duket t’i ketë rënë në sy Trixës, ku u shpreh se kënga “Më ndikon”, nuk transmetohet vetëm në MyMusic.

“A nuk është e çuditshme që vetëm Më ndikon nuk transmetohet në MyMusic”, ka pyetur Ramosaj.