Moderatorja, Oriela Nebijaj ka konfirmuar se do të pranojë mandatin e deputetes.
Moderatorja, e cila aktualisht drejton emisionin “Përputhen” do të zëvendësojë kështu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën që u dorëhoq dje. Lajmin e ka konfirmuar për gazetën Panorama.
Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Ende nuk dihet nëse do ta ndërpresë rrugëtimin në TV për t’ju përkushtuar politikës. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.