Mihrije Braha së fundmi ka bërë një deklaratë që ka habitur një pjesë të publikut, duke thënë se ajo nuk ka pasur asnjëherë dhimbje koke.
Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka telefonuar këngëtarja e njohur Mihrije Braha e cila ka folur mbi temën “Robi plaket kur do vetë”.
Sipas Mihrijes jeta që bën dhe mënyra se si e jeton është një plus për të, madje ajo ka treguar se nuk e ka provuar kurrë ndjesinë e dhimbjes së kokës.
“Mënyra se si e bëj jeteën, si e jetoj mendon se është një plus. Flej mirë, mendoj vetëm gjëra të bukura dhe mendja ime, sytë e mir, veshët e mi e duan vetëm të mirën dhe anën e errët dhe negative, jo që nuk e dua, po nuk ma pranon as syri, as veshi dhe as mendja. Kështu që nuk e ngarkoj veten me gjëra që nuk ia vlen dhe nuk kam dhimbje koke asnjë herë. A ke dëgjuar ndonjëherë që njeriut të mos e dhembë koka asnjëherë. Unë nuk e di si është të jetë njeriu me dhimbje koke. Mandej e kam dhe pjesën e bukur të jetës që e kam gjithmonë Naimin në krah dhe nuk ma prish disponimin”, është shprehur Mihrije Braha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.