×
  • Show Time
  • Show Time

    “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, Luana i përgjigjet “thumbit” të Donaldit

    Reporteri
    15 Nëntor 2022 | 11:02

    Para dy javësh moderatorja, Luana Vjollca u rikthye në ekran me emisionin “Zemër Luana”.

    Emisioni i parë me të ftuar Butrint Imeri dhe Don Xhoni, kaloi shifrën e një milionë klikimeve në “YouTube” brenda pak ditësh.

    Lidhur me këtë sukses, Luana doli me një video-live ku dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.

    Video incizimi pati reagime të ndryshme nga ndjekësit dhe figura publike.

    “Hej si jeni? Kush do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e kështu me radhë. Apo jo? Më mirë jo, ta lëmë, ta lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video që nga fansat u pa si “thumb” drejtuar Luanës.

    Por pak kohë pas publikimit të kësaj video nga Donaldi nuk mungoi shumë dhe erdhi edhe përgjigja e Luanës.

    “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, ishte ky mbishkrimi në postimin e fundit të Luanës që u mor si përgjigje ndaj aktorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!