Këngëtarja e njohur serbe Svetlana Ražnatović alias Ceca, e njohur më shumë si e veja e krininelit serb “Arkan” ishte planifikuar të këndonte në mbrëmje në Dietikon të Cyrihut së bashku me artistë të tjerë.
Koncerti për të cilin ishin shitur të gjitha biletat u desh të ndërpritej para performancës së saj, pas një kërcënimi me bombë.
Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar operacionin në shkallë të gjerë në Cyrih, por ka folur vetëm për një kërcënim telefonik dhe jo për ndonjë kërcënim të qartë me bombë.
“Pak para orës 22:00 morëm një mesazh dhe menjëherë pas kësaj një kontigjent i madh policor ka mbërritur në vendin e ngjarjes”, është shprehur zëdhënësi i policisë, Alexander Renner, përcjell albinfo.ch.
Pothuajse 2000 njerëz janë evakuuar.
Sipas policisë, vizitorët kanë mundur të hyjnë sërish në sallë pasi nga policia “janë vlerësuar njohuritë e marra ndërkohë”. Ndaj autorit të panjohur më parë të kërcënimeve kanë nisur hetimet.
20minuten.ch shkruan se Ceca është e padëshiruar nga publiku i gjërë pasi ishte e martuar me serbin Željko «Arkan» Ražnatović deri në vrasjen e tij. Ražnatović u padit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë për krime lufte kundër civilëve myslimanë boshnjakë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.