Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka publikuar pamjet se si do të duket Lokaliteti Arkeologjik në sheshin e Lidhjes së Prizrenit, hapësirë kjo që ai e quajti tejet të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, raporton gazeta online Reporteri.net.
Çeku siguroi se projekti i prezantimit të këtij lokaliteti është përgatitur me qasje gjithpërfshirëse, teksa shton se prezantimi final i këtij projekti do të jetë reflektim i një zgjidhjeje të përbahskët.
“Prezantimi dhe promovimi i Lokalitetit Arkeologjik si një lokalitet me rëndësi historike, shkencore, kulturore dhe edukative, synon që të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e këtij lokaliteti si dhe të promovojë vlerat kulturore nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor”, shkroi Çeku në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.