×
  • Show Time
  • Show Time

    Beniada tregon se a do jetonte me vjehrrën

    Reporteri
    15 Nëntor 2022 | 16:18

    Tash e sa kohë, në media po qarkullon lajmi se ish-protagonistja e “BBV” Beniada Nishani është në lidhje dashurie me Blerti Hajdari.

    Dyshja nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë deri më tani.

    Ndërsa së fundi ajo u pyet se a do jetojë me vjehrrën nga regjia tek rubrika “Të lumshin duart”, tek emisioni “E diell”, ku moderatore është vet Beniada.

    “Unë jam rritur me gjyshet e mia dhe nuk ka gjë më të bukur të jetosh me vjehrrin dhe me vjehrrën. Unë jam pro. Edhe kush ka mundësinë ekonomike gjëja më e rëndësishme është mami dhe babi dhe jo vetëm të tutë, por edhe mami dhe babi i burrit. Ato e kanë bërë burrin që ke zgjedhur”, tha Beniada e cila pranoi tutje se është në siklet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!