Koncerti i fundit i turneut “Future Nostalgia” nga Dua Lipa do të mbahet në Tiranë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë me 28 Nëntor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka publikuar një video të Dua Lipës ku vetë ajo jep lajmin e madh.
“Jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se koncerti i fundit i turneut ‘Future Nostalgia’ do të ndodhë në Tiranë, Shqipëri me 28 nëntor. Mezi po pres me ju pa me 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110 vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa në një video-mesazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.