×
  • Show Time
  • Show Time

    Konfirmohet çifti më i ri i showbizz’it?

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 18:19
    LAJMI I FUNDIT - SHOW BIZ - REPORTERI

    Prej disa ditësh përflitej se ish i dashuri i Kim Kardashian, komediani Pete Davidson ka nisur një romancë me modelen Emily Ratajkowski, por së fundmi ata janë kapur mat bashkë. Komediani dhe modelja u fotografuan së bashku për herë të parë në New York City të mërkurën.

    Të dy u panë për herë të parë kur ish-ylli i “Saturday Night Live” mbërriti në apartamentin e modeles për ta marrë atë me SUV-në e tij. Megjithatë, për shkak të paparacëve, modelja u kthye brenda dhe komediani u largua. Më pas, ajo mori një taksi për t’u takuar me të në Brooklyn.

    Romancë e re! Pete Davidson, 28 vjeç dhe Emily Ratajkowski, 31, konfirmuan se ishin në lidhje pasi u panë të përqafuar në New York City të mërkurën. Vazhdim: Të dy filluan të takoheshin pas divorcit të Emily nga Sebastian Bear¿McClard dhe ndarjes së Pete nga Kim Kardashian në gusht

    Megjithatë, këtë herë ajo kishte në dorë një dhuratë për djalin e ditëlindjes. Davidson u takua me Ratajkowski në derën e ndërtesës së banimit ku ata ndanë një përqafim të ëmbël. Burimet janë shprehur se Pete është magjepsur pas modeles dhe faktit se është shumë inteligjente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!