Vajza virale e “Tik-Tok”-ut Zoja Nushi foli edhe për një nga momentet më të komentuar që ndërlidhet me Vali Corleonen.

Zoja tregoi pse shkoi në shtëpinë e Vali Corleones, pas ftesës që ai i bëri ‘live’ derisa ishin në “Tik-Tok”.

Ajo thotë se kjo ishte diçka normale dhe se nuk është tutë nga ai.

Reklamë

“Gjatë llajvave që i kom mbajt në TikTok ma kanë bo atë pytjen ‘qysh nuk je tutë me shku’. Nuk ka arsyje me u tut prej një personi me shku, nuk ka rëndësi pamja e jashtme. Kryesorja Vali është një person shumë i mirë, shumë njerëzor, shumë i dashtun edhe shumë i butë”, tha ajo në T7.