×
  • Show Time
  • Show Time

    “A i takon ish-bashkëshorti fëmijët?”, Arjola Demiri publikon bisedat e fundit në WhatsApp

    Reporteri
    20 Nëntor 2022 | 13:30

    Aktorja e famshme, Arjola Demiri, komentohet pafund për raportin e saj me ish-bashkëshortin Ajax Boshnjakun.

    Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e “Big Brother VIP”, u tha se dyshja i dhanë fund marrëdhënies së tyre shumë vite më parë, për shkak të tradhëtisë dhe dhunës që është ushtruar ndaj Arjolës.

    Ndërkohë, aktualisht, ata vazhdojnë të ruajnë raportet me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve.

    Së fundmi, aktorja është pyetur në Instagram: “A i sheh ish burri fëmijët dhe a ke raporte të mira apo nuk flisni bashkë”?

    “Sigurisht që takohen! Fëmijët e mi kanë raporte shumë të mira me prindin bab”, është përgjigjur Arjola dhe ka publikuar bisedën me vajzën në Whatsapp, ku ajo i thotë: “O ma unë edhe Rubini kemi për të shkuar te babi”./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!