Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka elektrizuar Tiranën.
Ajo mbajti koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Gjatë koncertit madhështor, Dua së bashku me trupën që e shoqëronte e mbështjellë me flamurin shqiptar i tregoi dhe një herë botës se nga vjen.

Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama duke shkruar se “Çika e Prishtinës e kalli Tiranën”.
Ai gjithashtu ka falënderuar kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn për këtë natë fantastike.
