×
  • Show Time
  • Show Time

    Gresa Behluli: Tani këngëtarët po i kryejnë koncertet me USB

    Reporteri
    29 Nëntor 2022 | 11:03

    Të hënën në një edicion special në emisionin “LIBERO” ishte e ftuar këngëtarja Gresa Behluli, vajza e ikonës së muzikës shqiptare, Shkurte Fejzës, me të cilën u diskutua shumëçka për sa i takon karrierës së saj si këngëtare, por edhe jetës personale.

    Meqenëse, së fundmi është bërë e zakonshme që këngëtarët të këndojnë “Playback”, Behluli e kishte një kritikë për këtë pjesë.

    “…Më befason shumë rinia shqiptare sot, sepse tash të gjithë të rinjtë i kryejnë koncertet me USB, të njëjtat këngë i dëgjojnë në Youtube dhe të njëjtat në diskoteka, kjo është ajo që nuk e kam toleruar, nuk doja të dilja sikur kukull…”, theksoi Behluli.

    Gjithashtu, në lidhje me këtë pjesë ajo tha se për shkak se është vajza e Shkurte Fejzës ka akoma më tepër përgjegjësi për të kënduar Live.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!