Aktori i “Squid Game”, O Yeong-su është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale pasi dyshohet se ka prekur një grua në mënyrë të papërshtatshme.
Yeong-su, 78 vjeç, u padit nga prokurorët e Koresë së Jugut të enjten pas një ankese nga një grua që pretendonte se fituesi i çmimit “Golden Globe” e preku atë në mënyrë të papërshtatshme në mesin e vitit 2017.
Viktima e supozuar kishte paraqitur një ankesë në polici në dhjetor të vitit të kaluar, por ata e mbyllën çështjen në prill pa ngritur akuza kundër Yeong-su, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan DailyMail.
Por zyra e prokurorit në Suwon, në jug të kryeqytetit të Seulit, rihapi çështjen dhe hetoi akuzat, të cilat Yeong-su i ka mohuar vazhdimisht.
Aktori ka folur më parë për akuzat, duke thënë për mediat lokale vitin e kaluar se ai kishte ‘kapur dorën e gruas në fjalë për t’i treguar asaj rrugën përreth një liqeni’.
Yeong-su i kërkoi falje viktimës së supozuar vitin e kaluar, por këmbënguli se e kishte bërë këtë sepse gruaja tha se “nuk do të bënte bujë për këtë” dhe theksoi se një falje “nuk do të thotë që i pranon akuzat”.
Yeong-su fitoi çmimin e parë “Golden Globe” të Koresë së Jugut në janar për rolin e tij si plaku me emrin Oh Il në hit-serialin e Netflixit, “Squid Game”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.