Semi ishte e ftuar në “Zemër Luana”, ku u bë pjesë e një sfide, në të cilën i duhej t’i përgjigjej një pyetje.
Këngëtarja u pyet për dy nga miqte e saj të ngushtë, Borën dhe Donaldin. Duke qenë se pak kohë më parë, Semi i komentoi Borës emojin e një nuse, ajo u pyet nëse çifti ka vendosur të martohen.
Semi nuk refuzoi të përgjigjej, por tregoi që kështu e quan shoqen e saj, “nuse” me përkëdheli. Këngëtarja tha se Bora dhe Donaldi nuk kanë plane për tu martuar së shpejti.
“Jo, nuk do të ketë një dasmë së shpejti”, u shpreh ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.