Djemtë shqiptarë në futboll na bënë edhe njëherë krenare me fitoren në ndeshjen Zvicër-Serbi, që u mbajt pak dite më parë.
Sigurisht, goli që shënoi njëri prej tyre bëri bujë kudo. Së fundmi, një gjest të veçantë për dy futbollistët shqiptarë ka bërë dhe reperi i njohur, Capital T.
Ky i fundit, teksa ndodhej në një koncert në Zvicër javën që kaloi, i kërkoi fansave që të thërrisnin në kor Granitit dhe Xherdanit. “Kështu e festuam fitoren javën e kaluar në Cyrih. ? Duhet ta bëja për vëllezërit e mi Xherdi X Xhaka ??? Suksese sonte dhe gjithmonë vllazni ??”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.