×
  • Lajme
  • Lajme

    “Formula e thjeshtë” e Rakiçit për heqjen e barrikadave: Hiqeni policinë nga veriu, lironi serbët e arrestuar

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 15:13
    Udhëheqësi i Shtabit të Krizave në pjesën e barrikaduar të vendit, Goran Rakiç

    Udhëheqësi i të ashtuquajturit Shtabi i Krizave në pjesën veriore të barrikaduar të vendit, Goran Rakiç, pretendon të ketë “një formulë tejet të thjeshtë” për heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nga këtu, prej Rudares, po i jap [Kurtit] një formulë shumë të thjeshtë për heqjen e barrikadave. Lironi të gjithë serbët e arrestuar, hiqni të gjitha njësitë policore nga veriu i Kosovës, hiqni listat sekrete dhe çfarëdo liste për vrasjen e serbëve”, ka thënë në një videomesazh Goran Rakiç.

    Në një përpjekje për të shtrembëruar deklaratën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti, dhënë për “The Guardian”, i cili tha se sa i përket heqjes së barrikadave “ekziston shqetësimi që heqja e tyre nuk mund të përjashtojë viktima”, Rakiç e quajti “kërcënim të hapur për vrasje të serbëve”.

    “Deklarata e fundit e Albin Kurti tejkaloi të gjitha masat. Aty, Kurti haptazi kërcënoi me vrasje të serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata s’mund të hiqen në mënyra tjera”, ka propaganduar ish-ministri Rakiç./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!