×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-manjati i IPKO’s Akan Ismaili nuk i raportoi rreth 4 milionë Franga në llogarinë e tij në Zvicër

    Reporteri
    22 Dhjetor 2022 | 13:51
    Akan Ismaili, ish-drejtor ekzekutiv i IPKO

    Si zyrtar i lartë publik, Ismaili ishte i detyruar me ligj të deklaronte pasurinë e tij, përfshirë edhe llogaritë bankare në banka të huaja. Por ai nuk i njoftoi autoritetet e Kosovës për llogarinë e tij në Credit Suisse

    Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA kishte miliona franga zvicerane të fshehura në një llogari sekrete në Credit Suisse, të cilën ai nuk e deklaroi siç kërkohet me ligj, sipas të dhënave bankare të zbuluara.

    Ish manjati i telekomunikimeve Akan Ismaili u emërua ambasador në vitin 2012, katër vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia pas një lufte brutale në vitet e 90-ta dhe një periudhe tranzicioni të mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara.

    Duke qenë ambasador deri në vitin 2015, Ismaili ishte i detyruar ligjërisht të deklaronte pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ai raportoi posedime duke përfshirë prona, kursime në para dhe kompani, por Ismaili nuk i njoftoi autoritetet për llogarinë e tij në Credit Suisse, e cila kishte vlerë pothuajse 3.9 milionë franga zvicerane në qershor të 2014-tës.

    Parat e fshehura dolën në pah nga hulumtimi “Suisse Secrets”, një projekt gazetaresk bashkëpunues i bazuar në të dhënat e rrjedhura të llogarisë bankare nga gjiganti bankar zviceran “Credit Suisse”.

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i tha Preportr dhe OCCRP-së se ka të ngjarë të jetë e vështirë të hetohen pasuritë e Ismailit në Zvicër.

    “Ne do të shikonim mundësitë për verifikim dhe hetim edhe pse verifikimi i gjendjes së llogarive bankare të mbajtura jashtë vendit është i vështirë, dhe shpesh rezulton pa sukses për shkak të legjislacionit të vendeve ku mbahen llogaritë bankare, u përgjigj Agjencia në një email.

    Ismaili nuk iu përgjigj kërkesave të dërguara me email për koment.

    Sipas legjislacionit të Kosovës, zyrtarët e lartë publikë që fshehin pasuritë e tyre ose bëjnë deklarata të rreme mund të gjobiten dhe të burgosen deri në pesë vjet.

    Ismaili u hodh në sektorin e teknologjisë menjëherë pas bombardimeve që NATO i bëri caqeve të Serbisë në Serbi dhe Kosovë në vitin 1999, e që i dha fund luftës, duke bashkë themeluar Projektin jofitimprurës të Internetit në Kosovë (IPKO Fondation). Më pas ai kaloi në sektorin privat me IPKO Telecommunications, e cila u bë ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve, telefonisë celulare, internetit dhe televizionit kabllor në Kosovë.

    Në vitin 2015 ishte raportuar për përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të gjetur asetet e mbajtura nga zyrtarët publikë jashtë vendit. Kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit në atë kohë u tha gazetarëve se “ka pasur një problem në zbatim” me vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje për të ndihmuar në gjurmimin e aseteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!