Pas suksesit të madh që pati në edicionin e parë, të shtunën mbrëma ka filluar edicioni i dytë i spektaklit Big Brother VIP Albania.
Nën moderimin e Arbana Osmanit, ky spektakël ka filluar transmetimin sot prej orës 21:00, me një kast të ri të banorëve VIP, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Qysh në natën e parë, Big Brother VIP Albania ka arritur që të thyejë shikueshmëri në Youtube, ku po transmetohet prime i parë.
Në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube, këtë spektakël po e ndjekin gati 90 mijë shikues, përpos atyre që po e përcjellin nga televisioni.
Arbër Hajdari është rikthyer sërisht në pozitën e opinionistit, derisa vendin e Balina Bodinakut nga edicioni i kaluar, këtë edicion e ka marrë gazetarja Zhaklin Lekatari.
Prej gati një muaj ka nisur edhe në Kosovë versioni i “Big Brother VIP”, por që vazhdon të jetë shumë larg këtyre shifrave të shikueshmërisë online. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.